Publikohen fotot e të shumëkërkuarve të Londrës, mes tyre një shqiptar

Një shqiptar është në mes të nëntë kriminelëve më të kërkuar në Londrën Jugore, të cilët janë të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme në Angli.

Policia apelon qytetarët që të ndihmojnë në gjetjen e të dyshuarve në kërkim në të gjithë Londrën e Jugut, shkruajane mediat e huaja.

Por kush është shqiptari i kërkuar? 

Bëhet fjalë për shtetasin Mirjan Luku, 30 vjeç, i cili kërkohet me urdhër për prodhimin e Kanabisit.

Mirjan u gjet në vendin e ngjarjes në një fabrikë të mbushur me kanabis në një adresë në Lee Green, Lewisham, më 30 korrik 2019.

Pas arrestimit, Mirjan u dërgua në Gjykatën e Magjistraturës Bromley megjithatë, ai u la i lirë në Gjykatën e Magjistraturës Bromley dhe tani kërkohet sërish.

Ai përshkruhet si një mashkull shqiptar, me një gjatësi mesatare mesëm, flokë të shkurtër të zi dhe sy të gjelbër.

Autoritetet kanë lënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 0800 555 111, pë rata që kanë dijeni për të shpallurit në kërkim. Policia thotë se në cdo rast ruhet anonimati.

 

SHKARKO APP