Publikohen fotot/ Këto janë 2 adoleshentet që vdiqën në Bërzhitë
Hetimet kanë zbardhur pak e nga pak ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bërzhitë, ku humbën jetën dy 17-vjeçareve, ndërsa u plagosën 3 adoleshentë të tjerë.
Ato janë dy 17 vjeçaret, Denada Tarja dhe Suada Serani.
Adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet.
Makina drejtohej nga një 18-vjeçar i identifikuar si Françesk Shaba, i cili ndodhet në gjendje shoku në spital.
ABC News ka siguruar edhe fotot e dy viktimave.