Publikohen ndryshimet në ligjin e TVSH dhe ligjin e taksave vendore, ja kush fiton lehtësi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi tatimpaguesit se në Fletoren Zyrtare nr. 111, janë publikuar ndryshimet, në ligji nr. 40/2018 datë 9.7.2018, për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ndryshimet ligjore, që pritet të hyjnë në fuqi në datë 1 Janar 2019  synojnë incentivimin dhe zhvillimin e veprimtarive pritëse të certifikuara si “agroturizëm”.

Më konkretisht nenit 49, i shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për strukturat, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, aplikohet shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar 6% për furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve. Personi i tatueshëm, që aplikon shkallën e reduktuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6%, është personi i regjistruar me NIPT/NUIS, vetëm për zhvillimin e veprimtarisë pritëse të certifikuar si ‘agroturizëm’”.

Swiss Digital Mobile Reklama

NDRYSHIME DHE NE LIGJIN PER SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE

Po ashtu, në Fletoren Zyrtare nr. 111, janë publikuar ndryshimet në ligji nr. 41/2018 datë 9.7.2018, për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Ndryshimet ligjore, që pritet të hyjnë në fuqi në datë 1 Janar 2019 synojnë incentivimin e veprimtarive pritëse të certifikuara si “agroturizëm”. Më konkretisht nenit 27, “Taksa e ndikimit në infrastrukturë”, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:

“Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?