Publikohen pamjet e arrestimit të Ardian Çapjas. Policia jep detaje: Në pranga u vu edhe një person tjetër
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Ardian Çapjas në Elbasan, i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri në 2012 shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.
Por në vijim të operacionit “Krasta 2021”, policia thotë se ka arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së Ardian Çapja. Bëhet fjalë për Ardi Çekani, i dënuar për dhunë në familje.
“Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis”, thotë policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.
Detajet e policisë për arrestimin e Ardian Çapjas
Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja (Çapja), i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012. Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.
Ndërkohë vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja