Publikohen pamjet e operacionit “Mezhgorani” me 53 të arrestuar/ Ja momenti kur të arrestuarit futen në Komisariat (Video)
Ky është momenti kur të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” dërgohen në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pas ndalimit nga policia. Operacioni çoi në pranga 53 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale mes tyre dhe botuesin Henri Çili.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin dhe bashkëpunimin me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani”.
Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; “Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”; “Organizimi i lotarive të palejuara”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale”; “Fshehja e të ardhurave”; “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.