Publikohen rezultatet e censusit në Maqedoni: 29.5 % e popullsisë është shqiptare

Placeholder Image

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e censusit, nga ku ka rezultuar se 29.5% e popullsisë përbëhet nga shqiptarë.

Bazuar në rezultatet e regjistrimit të mbajtur nga 5 deri më 30 shtator të vitit 2021, numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente është 1,836,713 banorë.

Sipas këtyre të dhënave, nga numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente: 58.44 për qind e tyre janë deklaruar maqedonas, 3.84 për qind turq, 2.53 për qind janë nga komuniteti rom , 0.47 për qind janë vllehë, 1.3 për qind serbë dhe 0.87 për qind janë deklaruar si boshnjakë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?