Publikohet fotoja e rrallë e kombëtares së parë në vitin 1936

 

"Puçi që iu bë trajnerit Dossena” Ish-mjeku i kombëtares Lluka Heqimi: E larguan disa futbollistë dhe gazetarë

Ish-mjeku i ekipit kombëtar të futbollit për 22 vjet me radhë, Lluka Heqimi vlerëson trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biassi por mbi të gjitha ai vleërson si trajnerin më të mirë në historinë e kësaj kombëtareje italianin tjetër Giusseppe Dossena.

“Edhe pse ai ishte filozofi i ekipit kombëtar, Dossena u largua në mënyrë të turpshme pas një prapaskene të organizuar nga disa futbollistëe të kombëtares së asaj kohe dhe disa gazetarë sportivë” tha profesor Heqimi, i ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Sipas Heqimit që kombëtarja e futbollit arriti të kualifikohet për në finalet e evrionit është meritë edhe e shumë e futbollistëve të tjerë të kësaj kombëtareje që ndër dekada i dhanë asaj për të arritur deri këtu. Heqimi bëri një rezyme të ekipit kombëtar që nga viti 1936 kur u grumbullua për herë të parë ky ekip duke komentar edhe një foto të rrallë në maj të atij viti.

E publikuar ekskluzivisht për emisionin “Debati në Channel One” fotoja është realizuar në fushën e asaj kohe në zonën e shallvareve në Tiranë aty ku sot është parku Rinia. Sipas Heqimit trajneri i parë i ekipit të Shqipërisë ka qenë hungarez. Fotoja e dytë e rrallë që publikohet për herë të parë ëhstë ekipi kombëtar në kampionatin Ballkanik në 1946 kur fitoie dhe trofeun"."

SHKARKO APP