Publikohet vendimi për vaksinimin e stafit arsimor dhe studentëve
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin për t’u pajisur me certifikate vaksinimi çdo pedagog dhe student, para nisjes së mësimit në universitete më 11 tetor.
Po ashtu sqarohet se cilido që nuk do të pajiset me certifikatë vaksinimi, do t’i duhet të paraqesë testim PCR çdo jave për të qenë pjesë e auditorëve.
Në urdhër thuhet se për secilin student që nuk do t’i nënshtrohet marrjes së injeksionit, institucionet arsimore duhet të marrin masa për ofrimin e mësimit online.