Publikohet videoja e dëshmitarit të CEZ

Televizioni “News24” publikon videon ku pretendohet se tregohet kërcënimi i dëshmitarit të mbrojtur të çështjes CEZ. Në pamje duket momenti kur dëshmitari “kyç” i arbitrazhit në Vjenë, takohet me juristin e OSHEE-së. Gazetari Artan Hoxha duke komentuar pamjet qw shihni nw video, pretendon se ky moment tregon kërcënimin me dëshmitarit. Pamjet janw marrw nga njw lokal në Tiranë. Dëshmitari “kyç” për çështjen mes qeverisë dhe kompanisë DIA, është marrë prej një viti në mbrojtje nga RENEA.

Në videon e publikuar në “News 24” duket momenti i takimit të juristit me dëshmitarin në praninë e forcave RENEA. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të një lokali në kryeqytet, ku ka ndodhur edhe takimit në datën 11 shtator të këtij viti, rreth orës 14:00. Fillimisht në lokal shfaqet dëshmitari dhe efektivët e RENEA-s që janë në mbrojtje të tij, e më pas vjen juristi.

Sipas gazetarit Hoxha, ky i fundit nuk pranon që biseda të zhvillohet ndërkohë që ata mbajnë pranë celularët, dhe duket edhe në video teksa tenton disa herë të largojë çantën e tij, telefonin e tij, si dhe telefonin e dëshmitarit, nga frika se biseda e tyre do përgjohej. Por vetë dëshmitari nuk e pranon diçka të tillë. Juristi largohet fillimisht deri tek dera e lokalit, e më pas kthehet sërish.

SHKARKO APP