Publikoni listën e turpit me ndërtuesit palaço

Gazetari Lufti Dervishi, në një status në Facebook, ka vënë në dukje një të metë të raportimeve të mediave për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Ai shkruan se bashkë me dëmet e pallateve duhet publikuar dhe emri i ndërtuesve ndërsa shton se duhet një listë turpi për ndërtuesit palaço.

“Kur raportohet për pallate të reja me mure të shkatërruara duhet raportuar edhe emri i ndërtuesve! Madje lista e parë, që duhet bërë, duhet të jetë lista e turpit, lista e palaço ndërtuesve!”,- shkruan Lutfi Dervishi.

SHKARKO APP