Publiku mbështet Robert Aliajn, shtanget nga reagimi i Valbona Selimllarit

Gjatë mbrëmjes së djeshme debate të ashpra kanë shpërthyer në transmetimin live të "Dance with me" në Tv Klan. Dy prej konkurenteve duket se nuk i kanë lënë pas hakmarrjet, madje me tone të larta kanë ofenduar njëri-tjetrin.

Markela Deda dhe Viola Spiro kanë provokuar anëtarin e jurisë Robert Aliaj, duke i thënë që ia falin sjelljet e javës së kaluar, por përgjigjja e Robertit ka qenë shumë e ashpër. “Mos u bëni injorante dhe mos u merrni me thashetheme, por hajdeni tregoni qytetari dhe kërceni”, ka thënë ai. Debati ka vijuar më pas edhe me kolegen e tij Valbonën, e cila ka “surprizuar” teleshikuesit. Natyra e saj në dukje e qetë ka lënë me gojë hapur publikun në momentin kur i ka përmendur familjen Aliajt. Ajo i është drejtuar Robertit që të ketë minimalisht kulturë dhe t’i dëgjojë konkurrentët kur flasin. Moderatorja Alketa Vejsiu ka qetësuar Robertin dhe konkurentët duke ju thënë se kjo është një lojë, e cila duhet shijuar, por në fakt vetëm lojë që teleshikuesi nuk pa mbrëmë. Pas spektaklit mijëra komente kanë vërshuar nëpër rrjetet sociale, ku shumica prej tyre i jepnin të drejtë Robert Aliajt, pasi sipas tyre programet televizive në Shqipëri janë kthyer në banalitete dhe Roberti është ndër të paktët personazhe televizive që i thotë të vërtetat hapur.

SHKARKO APP