Pukë, gjenden dy të vdekur në stanin e bagëtive
Dy të rinj janë gjetur të vdekur në fshatin Buzhalë të Pukës. Mësohet se dy të rinjtë prej dy ditësh ndodheshin në një stan me bagëti. Dy te rinjtë ishin shokë me njëri tjetrin. Ndërsa ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së mistershme të tyre, apo edhe identiteti i dy të rinjve.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb” se dyshohet se dy të rinjtë mund të kenë rënë në një greminë. Në vendin e ngjarjes është nisur menjëherë policia dhe banorët e zonës.
KOHA JONË SONDAZH

