Pukë, goditet faturisti i OSHEE-së, në gjendje të rëndë

 

Një ngjarje e renda ka ndodhur në fshatin Zvinë të njësisë administrative Iballë, ku një shtetas ka goditur me sende të forta  duke i shkaktuar rrezik për jetën një punonjësi të kompanisë Oshee me detyrë faturist.

Efektivet e Komisariatit te Policisë Pukë, menjëherë porsa kanë marrë njoftimin, kanë shkuar në vendngjarje ku kanë  bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në ambjentet e policisë të shtetasit:

  • Petrit Marashi 44 vjeç, banues në fshatin Zvinë.

Kapja dhe shoqërimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Dyshohet se ky shtetas pas dyshimeve se faturisti  i kishte faturuar më shumë kilovat orë  energji elektrike  sesa ai pretendonte se  kishte harxhuar, e ka goditur me mjete të forta shtetasin Bajram Hyseni 47 vjeç me detyrë faturist, me banim në qytetin Pukë.

Për pasojë shtetasi Bajram Hyseni, ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me helikopter për në Tiranë.

SHKARKO APP