Pukë, investimet që po transformojnë qytezën alpine
Investimet në vepra publike, që po zbatohen në Pukë, (në verilindje të vendit) e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zbatues i projekteve që financohen nga qeveria shqiptare, bën të ditur se, aktualisht po punohet për rikonstruksionin e plotë të rrugëve lidhëse me spitalit, fasadat e objekteve pranë sheshit të bashkisë po kapotohen, ndërsa mbrojtja e liqenit të vogël po forcohet. Gjithashtu punime po kryhen edhe në ndërhyrje të tjera plotësuese në parkun para ish-Hotel Turizmit të qytetit.
Projekti për “Rikualifikimin Urban në Bashkinë Pukë – Faza e Dytë”, financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës nëpërmjet programit “Punët në Komunitet IV, Zhvillimi i Alpeve shqiptare dhe zonës bregdetare” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky projekt vjen menjëherë pas përfundimit të fazës së I-rë të rikualifikimit urban Pukë, që e ktheu vëmendjen e opinionit në qytezën alpine duke e kthyer atë në një destinacion turistik i gjithi për t’u zbuluar.

KOHA JONË SONDAZH

