Pukë, kapet autori i vrasjes së punonjësit të hidrocentralit

Arrestohet autori i vrasjes dy ditë më parë në fshatin Kaftall, Enderis Dodaj. Ai vrau me armë zjarri punonjësin e hidrocentralit Petrit Biba 30-vjeç nga Mirdita.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit për vrasjen në Pukë ju njoftojme se u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi P. B. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukê u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?