“Pulëbardhat”, Fatos Nano padit bashkinë e Tiranës

 

Fatos Nano, ish-kryetari historik i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër, ka paditur Bashkinë e Tiranës.

Sipas News24, ai ka vendosur të sfidojë Bashkinë e Tiranës, e cila e ka urdhëruar të lirojë ambientet që ka tek stadiumi “Selman Stermasi”.

Në ambientet e këtij stadiumi ndodhet agjencia “Joy Travel” dhe restoranti “Pulëbardha”, për të cilat bashkia vendosi të prishë  kontratën.

Administratori i këtyre njësive i është drejtuar gjykatës duke kërkuar anulimin e urdhrit të Bashkisë së Tiranës, pasi disponon një kontratë për përdorimin e ambienteve të stadiumit për 20 vjet dhe pretendon se kontrata është prishur në mënyrë të njëanshme.

Dy bizneset në emër të bashkëshortes së ish-kryeministrit Nano ishin urdhëruar të lironin ambientet tek stadiumi.

SHKARKO APP