Puna në KQZ, Celibashi: Pagesat për operatorët janë të mira, por sërish ka mungesa

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se pagesat për operatorët janë të mira, por sërish ka mungesa.

“Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100€ në ditë prapë ka mungesa. Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë”,-tha Celibashi.

Nga ana tjetër, kryekomisioneri tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit.

SHKARKO APP