Punësim në Gjermani, ja si mund të aplikoni

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti 600 persona kanë aplikuar në ambasadën gjermane në Tiranë për një punë në Gjermani dhe 200 prej tyre janë pranuar.

Shifrat i bëri të ditur sot zv.ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein, e cila shpjegoi në një intervistë televizive procedurat që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë për t’u punësuar ne Gjermani.

Prej 1 janarit 2016, sipas Rregullores së re për vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria, shtetasit shqiptare kanë të drejtë të aplikojnë për punë në Gjermani sipas ligjit gjerman.

Për vendet e punës në Gjermani kanë përparësi shtetasit gjermanë dhe shtetasit e Bashkimit Evropian.

Azili ekonomik nuk ekziston. Shtetasit shqiptarë duhet të gjejnë një vend pune në Gjermani, të lidhin një kontratë pune.

Kontratën (origjinale) dhe dokumente të tjerë i dorëzojnë në Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe maksimumi për dy javë marrin përgjigje.

Gjatë tre muajve të parë kanë aplikuar 600 persona, nga të cilët 200 aplikime janë pranuar, 100 janë refuzuar dhe pjesa tjetër është në shqyrtim.

Gjuha gjermane nuk është kusht. Shtetasit shqiptarë mund të shkojnë në Gjermani e të lidhin kontratën e punës.

Shtetasit shqiptare duhet të marrin vetë përsipër akomodimin dhe çdo gjë tjetër qe u nevojitet gjatë kohës së punësimit të tyre në Gjermani.

SHKARKO APP