“Punësimet fiktive dhe politike”, Boçi ironizon Gjonajn: Aferim moj “Qupa spathi” e Ramës
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ironizon qëndrimin e ministres së Drejtësisë Etilga Gjonaj, e cila sulmoi sot “Zërin e Amerikës”, pas investigimit që VOA bëri për punësimet e paligjshme, politike dhe fiktive në Policinë e Burgjeve.
Në një kohë që Kryeministri Rama, përmes shefes së kabinetit Vali Bizhga si dhe disa deputetë socialitë, u provua nga VOA që të jenë përfshirë në mënyrë direkte në këtë skandal, Ministrja Gjonaj nuk ngurroi ta cilësojë procesin si “të hapur dhe transparent” për të gjithë qytetarët. Madje ajo shkoi dhe më larg duke kërkuar të jetë ajo “e vërteta” teksa tha se: ““Zëri i Amerikës” nuk mori në konsideratë deklaratën time”
Dhe pikërisht duke u nisur nga ky qëndrim, Boçi ironizon përmes një reagimi në rrjetet sociale duke u shprehur se “Qupa spathi” nën mëngë e Ramës, tha se kryeministri ynë “nuk rren, nuk mashtron, nuk dikton punësime, dhe fajin e ka Zëri i Amerikës”
Reagimi i Boçit
Hahahaha!
“Qupa spathi” nën mëngë, e Ramës na paska “shkallmuar” sot me deklaratat e saj, Zërin e Amerikës.
Sipas Qupës së Pallatit “176”, Rama nuk rren, nuk mashtron, nuk dikton punësime.
Fajin e ka Zëri i Amerikës!
Aferim Qupë!
Armiku mbetet armik dhe sikur një dhëmb t’i mbetet.?
Kështu të do Partia, hë me ta lumsha!
Partia Socialiste marshon përpara!
KOHA JONË SONDAZH

