Punësimet në kohë zgjedhjesh/ Bashkia Durrës miratoi strukturën e re në prill 2021

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj ka denoncuar punësimin elektoral në bashkinë e Durrësit nga kryetarja e Bashkisë.

Vukaj shprehet  se lista shtesë e punonjësve është miratuar në 9 prill 2021 dhe kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Gjithashtu shprehet se e ka denoncuar këtë fenomen dy javë para dhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Helga Vukaj: “Më lejoni të përcjell një shqetësim që më vjen nga një zyrtar. Ai më dokumenton dhe më pranon se kryetarja e bashkisë Durrës ka miratuar strukturën e re të bashkisë Durrës me shtesë punonjësish nga viti i kaluar jo më larg se sa prilli 2021. Ka dy shkelje të rënda: së pari e ka miratuar në datën 9 prill 2021, gjë që është e ndaluar që nga data 25 dhjetor 2020 dhe Kodi Zgjedhor ju e dini shumë mirë që nuk e lejon; së dyti pamja vjen nga këshilli bashkiak dhe i kam dokumentat, i cili siç e  dimë ka kompetencë miratimin e numrit të punonjësve të institucionit, pra edhe në kundërshtim me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti ka miratuar dhe një listë me emra ku i ka transferuar punonjësit sipas dëshirës, më thotë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me ligjin për nënpunësin civil ku përcaktohet qartë se transferohen punonjësit që nuk i ekziston më pozicioni pas ristrukturimit. Kjo është ajo zoti Merkaj që kam kërkuar par dy javëve dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?