Punësimi i të rinjve – Mbi 1.500 në praktikat e punës. MASR: Risi bashkëpunimi me biznesin

Programi kombëtar i praktikave të punës këtë  vit do të pranoj më shumë së 1 mijë e 500 të rinj për  tu praktikuar në institucionet shtetërore  qendrore dhe Lokale, gjë e cila rrit shanset për më shumë të punësuar pranë këtyre institucioneve. Sipas ministrisë së Arsimit, risia e këtij viti  është bashkëpunimi me biznesin duke i krijuar më shumë mundësi të rinjve të cilët  kryejnë praktika të punësohen pranë kompanive të ndryshme  private që operojnë në treg.

Në fund të këtij muaji numrit të të punësuarve pritet ti shtohen edhe  rreth 200  të rinj, të cilët kanë përfunduar  praktikat e punës  dhe pritet të lidhin kontratat e punësimit  falë këtij programi.

Programi kombëtar i praktikave të punës do të hapet sërish për të rinjtë në muajin korrik. Ky është viti i katërt i funksionimit të këtij programi i cili ka bërë të mundur  punësimin e rreth 600 të rinjve në tre vite përmes krijimit të mundësive për shumicën prej tyre të lidhin kontrata punësimi pranë institucioneve shtetërore përfshirë edhe ministritë të ndryshme, ku këta të rinj kanë kryer praktikat e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?