Punësimi sezonal në bregdet
Jugu i Shqipërisë gjallërohet në periudhën e sezonit turistik. Nuk janë vetëm turistët që zhvendosen në bregdetin e Jonit, por edhe shqiptarët që lëvizin nga vendbanimi i tyre drejt bregdetit për të punuar gjatë sezonit. Xhuliano Mburimi, kuzhinier, tregon se sezoni veror është një mundësi për pagesa më të larta. ”Punojmë maksimumi 9 orë në ditë në gusht. Pjesën tjetër të ditës bëjmë edhe plazh. Do të punoja njësoj si në Durrës, por këtu është edhe plazhi më i mirë. Ka filluar prej 10 ditësh që turistët e huaj sa vijnë e shtohen. Ndërsa shqiptarët i marrin pushimet pas qershorit. E kam shfrytëzuar edhe vitet e tjera, e do të vijoj ta shfrytëzoj”, shprehet ai.
KOHA JONË SONDAZH

