Punëtorët e bypassit Fier-Vlorë thirrje Ramës: Zhblloko rrogat
Me thirrjet “Duam paratë tona”, “Edi Rama mos blloko bukën e fëmijëve tanë”, punëtorët e bypass-it të Fierit dhe Vlorës kanë dalë edhe sot në protestë për herë të 5-të. Ata kërkojnë rrogat e prapambetura nga punimet e bypassit.
Dhjetëra kompani dhe qindra punëtorë kanë bllokuar aksin kryesor në Fier. Punonjësit kërkojnë zhbllokimin e pagesave pasi ARRSH pranon se fondet e pagesave janë në gjendje dhe nuk janë prekur, por nuk mund të shpërndahen pa urdhrin e kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

