Punëtorët në Rinas po na mësojnë si mbrohen të drejtat

Nga Sokol Shameti –
Problemi nuk është pse pagat e punëtorëve të sektorit të kontrollit ajror janë të larta e dinjitoze, por pse pagat e punëtorit të çdo sektori tjetër janë të ulëta e të padenja për një njeri.
Përmes ndalimit të punës nga shkaku i nëpërkëmbjes, këta punëtorë nuk po mbrojnë interesin privat duke rrezikuar interesin publik. Përkundrazi, ata po u mësojnë të gjithëve si mbrohen të drejtat edhe kur ta kanë pamundësuar ta bësh këtë, e kësisoj po i shërbejnë ndërgjegjes publike të shumicës. Kjo i bën ata të rrezikshëm për mbrojtësit e interesit të pakicës private e prandaj u kanë vërsulur mbi shpinë gjithë makinerinë e përbaltjes, shpifjes dhe armiqësimit me opinionin publik përmes lloj-lloj marifetesh e trukesh pi ari.
Atyre që tallen me stresin e punës dhe nuk e pranojnë që një punëtor i mirëpaguar mund të ketë të drejtë të provojë stres, në fakt u duket e papranueshme që një punëtor të mirëpaguhet.
Ata që shqetësohen për sigurinë e cënuar kombëtare nga pezullimi i fluturimeve turistike nga Dubai dhe Sharm el Sheiku duhen falënderuar për ilustrimin preçiz të asaj çka quajnë pasiguri dhe për identifikimin e atij ekipi “kombëtareje” milionerësh që sipas tyre përfaqëson kombin.
Atyre të tjerëve që na kujtojnë Reganin, Theçerin apo dishepujt e tyre neofashistë nga Spanja e Nikaragua, u kujtojmë se kanë dy javë që po i lypin votat të majtëve e pas dy javësh do japin llogari para të majtëve

SHKARKO APP