Punëtori bie nga skela, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një punëtor ka rënë nga skela, teksa ishte duke punuar.

Policia bën me dije se 55-vjeçari me inicialet F. K., është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet nen kujdesin intensiv të mjekëve.

“Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

SHKARKO APP