Punëtori humbi jetën në fabrikë, arrestohet inxhineri i firmës

Policia e Tiranës ka arrestuar inxhinierin teknik të një fimre që merrej me prodhimin e parafabrikatëve.

Ditën e djeshme (3 shtator), 39-vjeçari humbi jetën pasi ishte duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë.

‘’U referuan materialet për shtetasin E. B., 39 vjeç, inxhinier në një firmë që merret me prodhimin e parafabrikateve, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin Blu, gjatë kohës që ka qenë duke punuar me një nga pajisjet për prodhimin e zgavrave metalike në këtë firmë, ka humbur jetën punëtori me iniciale B. M., 35 vjeç’’, informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP