Punime në Lotin 3 të Unazës Lindore, ARRSH: Të shtunën ka bllokim aksi, ja rruga nga duhet të kaloni
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se ditën e shtunë, 16 dhjetor, do të mbyllet aksi nga Rrethi i Shkozës te Xhamia në Farkë pasi hidhet asfalti.
Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër.
“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë”, njofton ARRSH.