Punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë

Përmes një njoftimi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se sot do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Sipas OSHEE kufizimet do jenë nga ora 09:00-14:00 dhe vijnë për shkak të punimeve në kabinën “Frosina Plaku” dhe “Zef Jubani”.

“Për shkak të punimeve në kabinën “Frosina Plaku” dhe “Zef Jubani”, në datën 21 shkurt gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të mbeten pa energji elektrike rruga “Frosina Plaku”, rruga “Zef Jubani” pjesërisht, rruga “Sulejman Delvina”, pjesërisht”- thuhet në njoftimin e OSHEE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?