Punime tek kthesa e Rinasit-Fushë Krujë, si devijohet trafiku

Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se nesër nisin punimet lidhur me rehabilitimin e segmentit Vorë-K/Rinasit-Fushe Krujë dhe për pasojë do ketë bllokim dhe devijim të qarkullimit.

“ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne mënyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore ne terren.

Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhës se kryerjes se punimeve.
Automjetet e vogla rezident te zonës mund te vazhdojnë te përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhëtojnë nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzës dhe te vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet Autostradës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç edhe është njoftuar me pare Dogana e Tiranës është e aksesueshme nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetëm nëpërmjet segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranës per te kryer shërbimet Doganore dhe te kthehen përsëri ne drejtim te Vores.

Rruga është e hapur gjithashtu për te gjitha automjetet qe duan te kryejne shërbimet e Kontrollit Periodik ne qendrën SGS vetëm nëpërmjet drejtimit te Fushe Krujës. Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.”- thuhet nga ARRSH dhe policia.

D9920da0 Dcb7 446b 8af2 40d48dcfd73a

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?