Punimet në autostradën Tiranë-Durrës nisin sot, zbulohet kur përfundojnë
Autoriteti Rrugor Shqiptar nis sot, e hënë, punimet në segmentin e parë rrugor Kashar- Vorë pjese e autostradës Tiranë-Durrës. Punimet konsistojnë në shtrimin e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e plotë të rrugës sipas standardeve më të mira.
Punimet kryhen në kuadër të projektit të Bankës Botërore “Menaxhim Mirëmbajtje Rehabilitim”.
Autoriteti Rrugor parashikon që pas sezonit turistik të nisë ndërhyrja e plotë për në të gjithë autostradën ndërkohë që punimet në këtë segment të parë përfundojnë në fund të muajit korrik 2018.
Projekti për rehabilitimin parashikon disa ndërhyrje emergjente në shtresat asfaltike duke rehabilituar 31 metra katrorë. Që do të thotë mbushje të gropave, në segmentet më të dëmtuara, si dhe do të hiqet asfalti aktual dhe do të shtrohet, shkruan ‘Ata’.
Kjo punë do ta mbarojë deri në datën 1 korrik, që me fillimin normal të sezonit turistik kjo rrugë të jetë e kalueshme.
Në vazhdim të projektit të rehabilitimit të plotë të këtij segmenti autoriteti po punon që këtë projekt ta përkthejë në kushtet e manualit shqiptar dhe në bashkëpunim me ministrinë e Transportit dhe të Financave po punojnë që të gjejnë fonde nga buxheti i shtetit, me qëllim që pas sezonit turistik të bëjnë rehabilitimin e plotë të këtij segmenti.
Kjo kontratë me BB, nuk ka të bëjë vetëm me segmentin Tiranë-Durrës, por ky ka rëndësinë e veçantë dhe për punimet ne segmentin hyrje-dalje te Pogradecit Qafë-Plloç, Orikum-Pashaliman, Shkoder-Murriqan, etj.
KOHA JONË SONDAZH

