Punimet në rrjet, OSHEE: Zonat e Tiranës ku do të ndërpritet energjia sot e nesër

Dhjetëra zona të Tiranës do të përballen me kufizime energjie sot dhe nesër për shkak të punimeve të planifikuara në vijim të masave të OSHEE për mirëmbajtjen e rrjetit.

Sipas OSHEE-së, sot do të stakohet energjia në linjën L30-83 Uzina Dinamo – Tirana 1 220kV, si dhe Zbarrat 35kV në N/stacionin Uzina Dinamo. Remonti do të kryhet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00. Remonti do të kryhet gjatë intervalit kohor 9:00-13:00. Si rrjedhojë, pa energji elektrike do të jenë:

“Rruga “Jordan Misja” (Ish Perim Patatet), Rruga “Siri Kodra” (Zona pranë Nënstacionit 220/110/20 kv), Zona pranë shinave të Trenit, Zona prapa Spitalit Ushtarak, Zona pranë parkut te Autobusëve në ( Rr Don Bosko), Paskuqan, Bathore lagjet 2, 3, 5, Zona te 2000 Apartamentet, Rruga “Vangjel Noti”, Zona pranë Ish-kombinatit Josif Pashko, Kodër Kamëz, Insitut Kamëz.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, ditën e nesërme do kryhen punime në nënstacionin Ibë nga ora 9:00 deri në orën 13:00 dhe sipas OSHEE-së do të kufizohet energjia në:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë (pjesërisht), Zona e Kërrabës, Fshatrat: Kllojke, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?