Punimet tek ish-sheshi Shqiponja. ARRSH njofton se do të ketë devijim të rrugës gjatë mbrëmjes së sotme

Duke nisur nga mbrëmja e sotme deri ditën e nesërme do të devijohet trafiku nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) që prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

ARRSH njofton se të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë të bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?