”Punoj si vrasës me pagesë”, jeta e të riut që vrau prindërit në Dibër (FOTO)

Prindërit e Qemal Selës, nuk ja dolën që me përpjekjet e tyre ta kuronin nga depresioni, pasi u vranë mizorisht në derën e shtëpisë. 26-vjeçari Qemal Sela vetëm një natë qëndroi në shtëpi pas kthimit nga Anglia, dhe paraditen e së enjtes zbrazi kallashnikovin drejt dy prindërve në zonën e “Llixhave” në Peshkopi.

Më pas, 26-vjeçari me armë në dorë ka dalë në derën e hotelit për t’u larguar, por aty rastësisht ka kaluar një automjet i forcave të policisë që ishte drejtuar për në poligonin e qitjes. Policët i kanë kërkuar që të ndalojë dhe i kanë marrë edhe armën me të cilën kreu vrasjen. Vrasja që ka tronditur Peshkopinë dhe opinionin publik, dhe u ndërmor pas një sherri që djali kishte me familjen, por dyshimet janë se Sela vuante nga depresioni.

Familja e tij ka në pronësi hotelin “Sela”, që ndodhet në zonën e “Llixhave”, pranë Peshkopisë. Pushuesit aty dhe banorët e zonës, pak pas orës 12:00 të së enjtes dëgjuan breshërinë e armës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të gjitha shenjat që vërtetojnë se Qemal Sela vrau në vend babanë e tij, Flamur Sela, 55-vjeç dhe nënën e tij, Zeqimete Sela, 50-vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia nuk jep detaje për shkaqet e kësaj vrasjeje, por ata që e njohin familjen dyshojnë se vrasja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve për pronësinë e hotelit privat që administrohej nga babai dhe në të cilin punonte e gjithë familja, vëllai dhe motra e viktimës. Kjo e fundit ka parë të gjithë ngjarjen dhe është dëshmitarja kryesore. Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku psikologjik dhe pritet që të merret më vonë në pyetje. Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut, shihet se ai kishte shënuar në njërën prej fotove se punonte si “vrasës me pagesë”, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas krimit, në kushte të rënduar psikologjike dhe duke folur përçarët, 26-vjeçari ka qenë i bindur se nuk kishte vrarë dy prindërit e tij. Mësohet se i riu vuante prej kohësh nga depresioni, ndërsa para se të deportohej nga Anglia kishte qenë i shtruar për 3 muaj në një spital të shëndetit mendor. Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen tmerrin, duke thënë se i riu qëlloi fillimisht të atin dhe te dera e hotelit, dhe më pas të ëmës. Ata pohuan se kanë parrë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale. Dhomën ku ndodhi krimi e shfrytëzonin edhe për banesë.

Qemali ishte kthyer mbrëmjen e së mërkurës nga Anglia dhe prej 7 vitesh punonte në këtë shtet. Familja Sela banonte në katin e parë të një godine 4-katëshe në lagjen “Llixha”, të qytetit të Peshkopisë. Në pragun e derës dallohen ende shenjat e gjakut. Flamur Sela, 55-vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50-vjeçe, janë kujdesur për djalin e tyre që vuante nga depresioni, pasi e deportuan nga Anglia ku qëndroi për pesë vite.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?