Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, ja situata në Shqipëri
Shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024 janë: Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve. Janë 190 mijë e 340 janë vende pune të inspektuara ndërsa u vendos rreth 210 gjoba të cilat arritën vlerën e 54 milionë lekëve.
Nga kontrollet inspektorati ka gjetur në informalitet 2600 punonjës ndërsa 3 mijë e 952 të tjerë rezultonin të mos kishin një kontratë individuale. Si rezultat i gjobave por dhe marrjes së masave rreth 28 milionë e 500 mijë lekë në muaj janë shtuar në skemën e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Edhe pse ka një rritje e gjobave ekspertët e tregut e cilësojnë një presion ndaj bizneseve kontrolle të tilla ndërsa duhet të ketë më shumë këshillim sipas tyre. Një pjesë e madhe e bizneseve operojnë në informalitet nuk kanë munguar edhe ankesat e punonjësve pranë Inspektoratit për këtë pjesë. Në 2024 u depozituan 920 ankesa/kërkesa teksa 77% e ankesave ose 4% më shume janë zgjidhur në favor të punëmarrësve.
KOHA JONË SONDAZH

