Punonjësi i Bashkisë Mallakastër arrestohet për goditje me gurë në kokë ndaj efektit të FNSH

Një punonjës i Bashkisë së Mallakastrës është arrestuar nga policia, pasi u bë protagonist i protestës së djeshme të opozitës në Fier, ku u tentua të bllokohej kryeministri Edi Rama. Mësohet se i arrestuari ka goditur efektivin e FNSH-së, Aranit Karemani me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier.

“Rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër). Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë”, njofton policia.

Personi në fjalë u arrestuar pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura në vendngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?