Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, qëllon veten me armën e shërbimit

Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, qëllon veten me armën e shërbimit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Qytetin Studenti në kryeqytet paraditen e sotme, ndërsa punonjësi i gardës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP