Punonjësit e ambulancës në Fier surprizojnë 5-vjeçarin për datëlindje

Punonjësit e ambulancave prej më shumë se një vit, ashtu si edhe mjekët po përballen në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Ata kanë një mision të shenjtë, ku jo në pak raste kanë shpëtuar jetë njerëzish. Përveç detyrës, heronjtë e heshtur nuk i kursejnë energjitë për tu ardhur në ndihmë kujtdo që ua kërkon.

Së fundmi një gjest i bukur ka ardhur nga stafi i ambulancës së Fierit të cilët i kanë bërë një surprizë një 5-vjeçari të quajtur Henri. Ata i kanë dërguar me ambulancë një tortë Henrit i cili sot feston 5 vjetorin e lindjes.

SHKARKO APP