Punonjësit e një fasonerie në Kuçovë dalin në protestë: Nuk kemi marrë pagën e luftës
Punonjësit e fasonesrisë janë nga personat më të prekur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Përveç frikës së infektimit ata përballen edhe me papërgjeshmërinë e shtetit dhe pronarëve të tyre mbi pagesat që duhet të marrin.
Pikërisht për këtë, pothuajse në të gjithë qytetet ata janë ngritur në protesta.
Edhe në Kuçovë, punonjësit e një fasonerie janë ngritur në protestë. Ata kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Berat për pagën e luftës.
Rreth 30 punonjës i janë drejtuar këtij institucioni për të kërkuar arsyen përse ata nuk kanë marrë asnjë pagë lufte, edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat.
Ndërmarrja fasone e prodhimit të çantave në qytetin e Kuçovës ka 150 punëtorë, të gjithë të siguruar dhe askush nuk ka marrë pagë lufte, edhe pse biznesi është mbyllur në datë 9 prill.