Punonjësit e Transportit në protestë, 15 të shoqëruar

Protesta e punonjësve të Transportit u zhvendos tek “Ushtari i Panjohur” dhe mësohet se janë shoqëruar në polici 15 protestues. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia.

Balluku u shpreh se kjo paketë e re financiare mbështetëse për shoqërinë e transportit është bërë në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin Ahmetaj, në mënyrë që të gjejnë incentiva që do të ndihmojnë këtë sektor për t’u rihapur.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara. Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën. Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri janë nisur sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?