Punonjësit informalë – Kukësi më problematiku, Gjirokastra qytet “shembullor”

Kukësi ka rezultuar si qyteti më problematik në 8 muajt e parë të vitit, sa i përket punësimit informal në biznese. Referuar të dhënave zyrtare në Inspektoriati Shtetëror i Punës, të siguruara nga “TV SCAN”, rezulton se janë marrë 241 masa “pezullim” nga ky institucion dhe 98 për qind kanë të bëjnë me punonjësit e padeklaruar.

Pas Kukësit, renditet qarku Dibër, Shkodër, Korçë, Elbasan, ndërsa qarku më shembullor, ku nuk janë gjetur punonjës informalë, rezulton Gjirokastra. Ndërsa referuar aktiovitetit ekonomik, jo masë është aplikuar më së shumti në tregti, hotel-bar-restorante,  e ndjekur nga ndërmarrjet prodhuese, ndërtim, etj.

Në 8 muaj, në total janë evidentuar 515 punonjës informal, ku 37 për qind janë punëmarrëse femra.  Në të gjithë vendin janë inspektuar rreth 19 mijë vende pune dhe 688 subjekte private dhe shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?