Punonte në mal, policia serbe plagos rëndë shqiptarin
Policia serbe ka plagodur dhe ka lënë në gjendje të rëndë për jetën një 34-vjeçar shqiptar. Ai është identifikuar si Milazim Murati, banues në Gërbac të komunës së Medvegjës.
Siç mësohet, i riu është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë, ku ishte i punësuar si roje mali. Lajmi është konfirmuar nga këshilltari komunal i Medvegjës, Florim Sahiti.
Teksa ka dhënë detaje nga ngjarja, Sahiti nuk ka saktësuar nëse Murati ishte i punësuar nga institucionet e Kosovës apo të Serbisë. Këshilltari ka thënë se pasi është plagosur, 34-vjeçari shqiptar është transportuar nga spitali i Gjilanit drejt QKUK-së në Prishtinë, pasi ka marrë plagë teje të rënda.
Florim Sahiti gjithashtu ka sqaruar se plagosja e Milazim Muratit ka ndodhur nga policia lokale dhe jo nga ajo njësitit të xhandarmerisë, duke mos u deklaruar shkaqet e ngjarjes.
Mësohet se, Milazim Murati deri në vitin 2016-të, kishte jetuar në Gërbac të Medvegjës, ndërsa para tre vjetë është shpërngul drejt Komunës së Kamenicës.
Megjithatë ende nuk ka ndonjë njoftim nga policia serbe, lidhur me rastin e konfirmuar nga këshilltari shqiptar nga Medvegja, Florim Sahiti.