Punonte në një “shtëpi bari”, shqiptari kapet pa pasaportë: S’di anglisht

Shqiptarët që jetojnë dhe punojë ilegalisht në Britaninë e Madhe janë të shumtë. Një shqiptar ra në prangat e policisë në Britaninë e Madhe, pasi është kapur në një “shtëpi bari” në Uells.

Aldjon Musollari ishte futur ilegalisht në Uells nga një grup kriminal për të punuar në plantacionin e kanabisit. Musollari pas arrestimit doli para gjykatës dhe ka treguar se ai nuk dinte anglisht dhe kishte ardhur në Britani në mënyrë ilegale.

“Unë nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegalisht”, kanë qenë këto fjalët e vetme të tij para gjykatës. Mediat vendase kanë zbuluar detaje për shtëpinë e barit. Muret ishin të veshura me pllaka gipsi dhe kishte dhjetëra llamba, thasë më pleh dhe një sistem vaditje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?