”Punuam pa maska”/ Gruas i shket goja para kryeministrit, ai e nxjerr nga situata: Po jo moj

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ishte në fshatin Fishtë të Lezhës. Gjatë bashkëbisedimit, një nga zonjat e pranishme, e cila merrej me koordinimin e fermerëve, ka vënë në siklet kreun e qeverisë teksa fliste për pandeminë. Ajo rrëfeu se gjatë kohës së shtetrrethimit, fermerët e kishin vijuar punën në tokë dhe ishte takuar me ta pa mbajtur maska. Sapo ka përfunduar fjalinë, gruaja kërkoi ndjesë, ndërsa Rama ndërhyri për ta nxjerrë nga situata.

Gruaja: Sivjet kanë punuar shumë. Edhe koha e pandemisë e tregoi. Këta thonë se nuk mbeti kanal pa u punuar edhe bujqësia, këta nuk e njihnin fare. Këta pa maska, unë pa maska. Jo më fal se ndoshta nuk është koment për t’u bërë por gjithësesi është ajër i pastër.

Edi Rama: Po jo moj, e kemi thënë atë. Në ajër të pastër maska nuk është as e detyrueshme, as e domosdoshme. Mjafton distanca.

SHKARKO APP