Punuan me orar të zgjatur, deputetët nga PS dhe PD bien dakord për të marrë një rrogë shtesë shpërblim
Paçka se deputetët e PS-së dhe opozitës në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS nuk ishin dakord për të miratuar një raport të vetëm, ata bashkuan votat për të marrë një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në punë. ”Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua nga të gjithë anëtarët. Komisioni Hetimor miratoi me votat e PS raportin e mazhorancës, ndërsa rrëzoi raportin e opozitës. Salianji u shpreh se raporti i tyre do të jetë në Kuvend si një mendim pakicë.