Pushime në Vlorë, ndërron jetë turisti rumun

Një turist rumun ka ndërruar jetë në Vlorë, në plazhin përballë Shkollës së Marinës, paraditen e së mërkurës.

63-vjeçari me iniciale K.U., banues në Bukuresht, ishte duke pushuar në plazh kur ka ndërruar jetë.

Nuk dihet akoma nëse rumuni është mbytur në ujë apo ka pësuar infarkt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?