Pushimet e fundvitit, ministrja Kushi tregon se kur do të rikthehen nxënësit në shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë lajmin se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë më datën 11 janar.

”Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Kushi ndodhej në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Studentët zhvillojë online procesin mësimor.

 

SHKARKO APP