Pushimet kthehen në makth, turistët bllokohen në autobus për 17 orë. Do shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet
100 qytetarë nga Selaniku mbetën të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie bore, do shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjet. Udhëtimi i tyre nisi mëngjesin e një dite më parë me avion nga Selaniku.
Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë. Moti ekstrem nuk i ka lejuar të arrijnë në destinacionin e parashikuar, sipas Protothema.
Stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, 200 kilometra larg Vjenës. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël.
Pas 17 orësh, një borëpastruese mbërriti në autobusët e ndaluar, hapi rrugën dhe qytetarët mbërritën në destinacionin e tyre.