Pushimet u kthyen në tragjedi, humbën jetën pasi u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit

Pushimet e një familje nga Gjilani në Gjirin e Lalëzit u kthyen në një tragjedi të madhe. Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti janë tre pjesëtar të familjes nga Kosova, humbën jetën si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Ngjara zë fill që të mërkurën e kësaj jave, kur ata paraqitën simptoma të rënda helmimi, pasi konsumuan kërpudha që i kishin mbledhur vetë në Gjirin e Lalzit, por pavarësisht kësaj ata ndjenjën në shtëpi, duke u drejtuar për në ambulancën e Manzës të enjten në mëngjes, pasi qëndruan në shtëpi 6 orë me dhimbje të forta barku.

Gjendja e tyre shëndetësore u rëndua dhe për këtë u transportuan drejt Tiranës, ku humbën jetën të premten, ndërsa për ngjarjen u raportua vetëm ditën e djeshme. Pritet ekspertiza për të sqaruar çfarë ka ndodhur realisht me tre pushuesit. Policia ka proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, mjekun Shyqyr Beqajn 54 vjeç dhe kolegun e tij 60 vjeçar.

Familja Haliti, gjyshja Elfete 78 vjeçe, djali i saj Afrimi 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, do të përcillen sot për në banesën e fundit, ndërsa lajmi u bë i ditur djali i Afrimit, Haki Haliti. “Miq e dashamirë, këto 3 ditë përjetuam ditët më të këqija të jetës, betejën e humbën që të tre. Ju njoftojmë se nesër, me datë 09.05, bëhet varrimi me ikindi në varrezat e qytetit. Të lutemi për shpirtin e tyre në këto netë të mëdha”, ka shkruar ai në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?