Pushtetarët vendorë që nuk kanë paguar energjinë/ Në Patos të gjithë debitorët nga radhët e Partisë Demokratike…!

Grupet e OSHE që po kryejnë në terren aksionin për ndalimin e vjedhësve të energjisë, kanë marrë si detyrë që krahas emrave të pushtetarëve lokalë që rezultojnë debitorë, në listat e verifikimit të shënojnë edhe përkatësinë partiake të kryetarëve të komunave dhe bashkive.

Rasti më i fundit është regjistruar në Patos, ku çuditërisht të gjithë vendorët e klasifikuar si debitorë i përkasin Partisë Demokratike, raporton Respublica.

Nuk dihet nëse ky shënim bëhet thjesht për efeket statistikor, por vetë të zgjedhurit demokratë që e kanë parë veten në listë  thonë se bëhet fjalë për një aksion me prapavijë politike.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar pushim nga puna për të gjithë punonjësit e administratës që janë debitorë të energjisë, por nuk është shprehur ende nëse ky rregull vlen edhe për të zgjedhurit vendor, kryetarë komunash e bashkish.

SHKARKO APP