Pushuesit popullojnë bregdetin ditën e sotme, fluks në Velipojë

Fundjava ka sjellë dyndje pushuesish në zonat bregdetare. Temperaturat e larta, kanë bërë që qindra vizitorë vendas dhe të huaj t’i drejtohen bregdetit të Durrësit. Krahas plazhit të Durrësit dyndje vizitorësh ka patur edhe në plazhin e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit.

Edhe bregdeti i Shëngjinit ka regjistruar numër të lartë pushuesish. Shumica e tyre janë nga Kosova. Sipas subjekteve private prenotimet po shtohen gjithnjë e më shumë edhe për qershorin ku në Shëngjin starton edhe festivali UNUM.

Ndonëse zyrtarisht Velipoja, plazhi më i madh i veriut, nuk e ka çelur sezonin turistik, pushuesit nuk kanë pritur. Sipas autoriteteve këtë vit vetëm në plazhin e Velipojës pritet të presë më shume se 100.000 vizitorë. Të dhënat e tur-operatorëve tregojnë se këtë vit Shqipëria pritet të ketë 15 % më shumë turistë si viti 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?